Pioli: Kemi bërë një fillim të mirë por jo të shkëlqyeshëm

Futboll

Pioli: Kemi bërë një fillim të mirë por jo të shkëlqyeshëm

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:59
Pioli: Kemi bërë një fillim të mirë por jo të shkëlqyeshëm

AC Milan këtë fundjave do të përballet me Empolin, në kuadër të Serie A.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Stefano Pioli, në konferencën për media, ka thënë se skuadra e tij mirë e ka nisur kampionatin, por sipas tij, fillim jo i shkëlqyeshëm.

“Ne kemi bërë një fillim të mirë, por jo të shkëlqyeshëm. Ne duhet të ecim nga ndeshja në ndeshje dhe jo gjithmonë ia kemi dal”, tha ai.

“Në Champions League dolëm mirë, por tani duhet të fokusohemi në kampionat”.

“Ne do të luajmë 12 ndeshje për 44 ditë, dhe nuk duhet të ndryshojmë mentalitetin tonë. Gjithmonë duhet të dalim në fushë dhe japim gjithçka”, theksoi tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat