Milani nuk i ndahet

Futboll

Milani nuk i ndahet

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:08
Milani nuk i ndahet

Aleksis Salmakers dhe Zhunior Mesias kanë dhënë kontributin e tyre në këto shtatë javë të Serisë A, por sidoqoftë te Milani po mendojnë për një goditje në merkaton e janarit.

Nevojitet një anësor i djathtë i aftë të bëjë atë që bën Leao në korsinë tjetër, pasi ekipi nuk mund të varet gjithmonë nga Leao dhe Hernandezi.

Në këto kushte, profili që rikthehet në aktualitet është ai i Hakim Ziehut. Gjatë gjithë verës marokeni u përfol për një transferim te Milani.

Me minutazhin e reduktuar në minimum, 29-vjeçari vijon të kërkojë një skuadër ku të ketë më shumë vazhdimësi.

Pikërisht këtë mund t’ia garantojë Stefano Pioli, ndaj drejtori Maldini do të mundohet me çdo kusht që në janar ta veshë kuqezi.

Edhe kostot e operacionit mund të kenë pësuar ulje të ndjeshme si pasojë e 169 minutave totale që lojtari ka luajtur mes dy prezencave në Champions e po aq në kampionat.

Sipas “Transfermark”, Zieh në këto moment vlen 20 milionë euro, një shifër që mund të pësojë reduktim të mëtejshëm nëse anësori vazhdon ta shohë fushën me pikatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat