Avantazhi i Arsenalit zgjat 11 minuta, ndryshon krah festa në derbi

Futboll

Avantazhi i Arsenalit zgjat 11 minuta, ndryshon krah festa në derbi

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 14:17
Avantazhi i Arsenalit zgjat 11 minuta, ndryshon krah festa në derbi

Arsenal-Tottenham është një nga përballjet më të bukura dhe të luftuara në Premier League.

Vendasit, të cilët kryesojnë kampionatin, kaluan në avantazh në minutën e 20’ falë një eurogoli të Thomas Partey.

Gjithsesi, festa e Gunners nuk zgjati shumë, pasi ekipi i Antonio Contes barazoi rezultatin në 11 minuta më vonë. Richarlison u ndal në mënyrë të parregullt nga braziliani Gabriel dhe penallti për Tottenhamin.

Ekzekutimin e mori përsipër kapiteni Harry Kane, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin saktësisht në rrjetën e portës së Arsenalit. Spektakël dhe barazim 1-1 në derbin e Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat