Ish-futbollisti: Më duket një idiotësi e Ten Hag!

Futboll

Ish-futbollisti: Më duket një idiotësi e Ten Hag!

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:40
Ish-futbollisti: Më duket një idiotësi e Ten Hag!

Një goditje e minutës së fundit ishte ajo e Manchester United me transferimin e Casemiros nga Real Madrid. Anglezët shpenzuan plot 70 milionë paund për mesfushorin, e megjithatë trajneri Erik Ten Hag çuditërisht e ka lënë në stol duke i besuar Scott Mctominay.

Një zgjedhje që sipas ish-futbollistit Rafael van Der Vaart është një idiotësi e teknikut holandez të “Djajve të Kuq”, pasi në këtë formë i hap probleme vetes.

“Ten Hag duhej të kishte hedhur në fushë nga minuta e parë Casemiron në derbin ndaj Manchester City. Unë e kuptoj, skuadra nisi të fitonte me McTominay në fushë dhe ishte e vështirë ta përjashtoje nga 11-tëshja titullare.

Por e theksoj se kjo zgjedhje e Ten Hag më duket një idiotësi pasi në këtë formë vetëm sa i hap probleme vetes”, u shpreh ish-futbollisti i Real Madrid e Tottenham, Van Der Vaart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat