Në Argjentinë janë të sigurt për të ardhmen e Messit

Futboll

Në Argjentinë janë të sigurt për të ardhmen e Messit

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 12:38
Në Argjentinë janë të sigurt për të ardhmen e Messit

Lajme të reja mbi Lionel Messin. Pas deklaratave të Xavi, i cili në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Interit i kishte hapur dyert për rikthimin e tij në Barcelonë, zbulimi i fundit vjen direkt nga Argjentina. “Më 1 korrik 2023, Messi do të jetë lojtar i Barcelonës”, – ka shkruar në Twitter Veronica Brunati, një gazetare e “Telemundos”, shumë e afërt me “Pleshtin”.

Pra, në atdheun e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” janë të sigurt se kur t’i skadojë kontrata me PSG-në, Leo do të kthehet në klubin që e rriti dhe e bëri të madh, edhe nëse realiteti mund të jetë pak i ndërlikuar.

Në fakt, Messi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta bëjë këtë para përfundimit të Botërorit. E sigurt është se rikthimi i tij po diskutohet në shtëpinë e Barcelonës, pas mosrinovimit të verës 2021.

Zv. president i klubit katalanas, Eduard Romeu, kishte deklaruar ditët e fundit se për të vënë nën kontratë argjentinasin, një transferim falas do të ishte i qëndrueshëm financiarisht, pas shkurtimeve të mëdha të pagave të bëra në dy sezonet e fundit.

Në të gjitha këto, megjithatë, nuk duhen anashkaluar planet e Paris Saint Germain, i cili dëshiron të zgjasë kontratën e e nënshkruar nga “Pleshti” verën e kaluar. Pas një sezoni të parë të përbërë nga ulje-ngritje, të pasuruar me 15 asiste, por vetëm me 11 gola mes Champions-it dhe Ligue 1, kampioni argjentinas e nisi shumë mirë këtë edicion, duke shënuar tashmë 7 gola dhe 8 asiste në 12 ndeshjet e para.

Ai po tregon mirëkuptim të jashtëzakonshëm me yjet e tjerë të ekipit, Neymar dhe Mbappé. Kjo është arsyeja pse Al-Khelaifi duket se nuk ka as më të voglin qëllim që ta lërë të largohet lehtë, ndonëse, si gjithmonë në këto raste, ndryshimi do të bëhet kryesisht nga vullneti i lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat