UEFA mund të përjashtojë rivalin e Kosovës në eliminatoret e “Euro 2024”

Futboll

UEFA mund të përjashtojë rivalin e Kosovës në eliminatoret e “Euro 2024”

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:23
Ilustrim

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ndikoi drejtpërdrejtë edhe në botën e futbollit.

Në këtë mes ato që e pësuan ishin klubet ruse, por edhe kombëtarja të cilat u përjashtuan nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s duke mos i lejuar të merrnin pjesë në kompeticionet e tyre.

Bjellorusia mund të jetë shteti i radhës që mund të ndëshkohet nga UEFA. Ata kanë dërguar trupa ushtarake në ndihmë të Rusisë teksa përgjatë gjithë luftës kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj rusëve.

Por, kjo sjellja ka “futur” në mendime UEFA-n dhe FIFA-s që po konsideron të përjashtojë kombëtaren Bjelloruse dhe skuadrat e tyre nga kompeticionet e ndryshme.

Nëse një ide e tillë kthehet në realitet atëherë në këtë mes preket edhe Bjellorusia e cila ishte pjesë e shortit për kualifikueset e Euro 2024, teksa është shortuar me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat