Shehi i jep frymëmarrje

Futboll

Shehi i jep frymëmarrje

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 19:11
Shehi i jep frymëmarrje

Tirana do të luajë të mërkurën me Veleçikun në ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanë fituar takimin e parë me rezultatin 3-0.

Në këtë sfidë kampionët e Shqipërisë do të aktivizojnë sërish futbollistë të rinj. Në portë me shumë mundësi do të luajë fillimisht “veterani” Lika, por një pjesë do ta ketë edhe Kiri. Mbrojtja vazhdon me Toshevskin, Isenin, Zhivanajn dhe Përgjonin.

Mesfusha e sajuar me treshen Bytyqi, Limaj dhe Hila. Sulmi gjithashtu do të ketë tre lojtarë që kanë pak hapësira si: Gjumsi, Nikqi, Berisha.

Të gjithë këta lojtarë kanë pasur shumë pak mundësi për të qenë në fushë nga minuta e parë në ndeshjet e kampionatit ndaj Shehi po mendon t’u japë hapësira në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat