Mayweather zbulon detajet

Futboll

Mayweather zbulon detajet

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:13
Mayweather zbulon detajet

Boksieri amerikan Floyd Mayweather (50 fitore, 0 humbje në karrierë) u shpreh se u pagua 1 milionë dollarë vetëm për të telefonatë. Ajo telefonatë do të mundësonte fillimin e diskutimeve për një duel “show” me personazhion e njohur të YouTube, Deji Olatunji.

Ata të dy do të përballen më 13 nëntor në Dubai.

I pyetur se si u arrit marrëveshja për këtë sfidë, Mayweather zbulon detajet. “Po binte telefoni për të diskutuar për një duel. Organizatorët e kësaj sfide më thanë se duan që unë të dueloja në Dubai. Unë u thashë se nuk përgjigjem në telefon pa njohur numrat (bëhet fjalë për paratë)”, tha Mayweather.

“Në atë moment, ata më hodhën në llogari 1 milionë dollarë dhe unë mora telefonin për të nisur bisedimet. Atëherë u thashë le ta organizojmë”, tha Mayweather gjatë konferencës për shtyp që dy sportistët organizuan sot, për të promovuar sfidën.

Që nga tërheqja nga sporti (viti 2017), Mayweather ka zhvilluar disa duele “show” në ring, kundrejt pagesës së majme. Ndërsa rivali i tij, Deji Olatunji, ka zhvilluar vetëm një sfidë në ring dhe e ka fituar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat