Plas në kampionatin e femrave

Futboll

Plas në kampionatin e femrave

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:52
Plas në kampionatin e femrave

Fitorja e vështirë 1-2 e West Ham-it u la në hije nga dy kartonë të kuq afër mbylljes së ndeshjes kundër Aston Villa-s, ndërsa sfida u kthye në kaos.

Hawa Cissoko e West Ham mori karton të kuq për sjellje të dhunshme dhe trajneri i saj, Paul Konchesky, gjithashtu mori karton të  kuq për përfshirje në sherr.

Trazirat shpërthyen në minutën e 91-të kur Mayling dhe Cissoko filluan të përplaseshin.

Mbrojtësja franceze e goditi Mayling në fytyrë, duke e lënë arbitrin, Cheryl Foster, pa zgjidhje tjetër veçse ta ndëshkonte duke e nxjerrë nga fusha e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat