Nuhiu flet pas humbjes nga Prishtina

Futboll

Nuhiu flet pas humbjes nga Prishtina

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 16:33
Nuhiu flet pas humbjes nga Prishtina

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgëzuar futbollistët e tij, pavarësisht humbjes në shtëpi nga Prishtina.

Drita u mposht me rezultat 2-1 në shtëpi nga Prishtina, në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kjo humbje erdhi në minutat shtesë, edhe pse Drita ishte afër të merrte tri pikët me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Ron Brojës në minutën e 60-të.

Megjithatë, Nuhiu ka përgëzuar lojtarët e tij për ndeshjen, edhe përkundër humbjes.

“Djemtë treguan karakter”, ka thënë fillimisht trajneri i Dritës pas ndeshjes.

“Ndaj Prishtinës nuk është e lehtë të luash me një lojtar më pak nga minuta e 60-të”.

“Arritëm të shënonim golin, por nuk arritëm të menaxhonim lojën dhe epërsinë e krijuar. Na mbetet të fokusohemi tek ndeshjet e tjera”, përfundoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat