Ballisti i del në mbrojtje Kuqezinjve të Jakovës

Futboll

Ballisti i del në mbrojtje Kuqezinjve të Jakovës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:22
Ballisti i del në mbrojtje Kuqezinjve të Jakovës

Tifo grupi i Vëllaznimit, “Kuqezinjte e Jakovës” kanë reaguar pasi policia nisi hetimet ndaj tyre për djegien e flamurit serb.

“Këtë komunikat po e nisim me një urim, urime ia dolet ti gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa, dhe po arreston djemt e Kuqezinjeve.

Po ua bëjm me dije, hapni burgje, se do kallim cdo ndeshje flamurat e tyre, neve na u kallen shtëpit, familjarët, e zemrat tona, askush nuk hetoj asgjë.Ishim prezent në të gjitha lufterat, në të gjitha frontet, ne jemi bijt e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit ton, ne ua kemi borgj tua mbrojm nderin”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.

E në përkrahje të tyre ka dalë edhe Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

Mbështetja pa kushte për Kuqezinjtë e Jakovës. Askush nuk do e shuaj frymën shqiptar”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat