Messi në super formë, kalon dhe rekordin e legjendës Pele

Futboll

Messi në super formë, kalon dhe rekordin e legjendës Pele

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:43
Messi e Pele

Lionel Messi është duke zhvilluar një sezon fantastik me PSG. Argjentinasi është duke u argëtuar me PSG dhe në ndeshjen e Champions League ndaj Maccabi Haifa-s ishte autor i një performace fantastike. Sulmuesi shënoi dy gola si dhe asistoi dy herë në triumfin e jashtëzakonshëm 7-2 të parizienëve.

35-vjeçari regjistron një tjetër rekord dhe kalon një legjendë si Pele.

Bëhet fjalë për kombinimin mes golave dhe asisteve, teksa Messi shkon në shifrën e 1127 rasteve kur është përfshirë në realizimin e një goli. Legjenda braziliane ishte ndalur në shifrën 1126.

Ndërkohë, në moshën 35-vjeçare është shndërruar edhe në lojtarin më të vjetër në historinë e Champions League që realizon dy gola dhe dy asiste brenda një 90-minutëshi.

Rekordet nuk janë rastësi, pasi Messi po zhvillon një sezon të mrekullueshëm dhe deri më tani ka realizuar 11 gola si dhe ka fiksuar 12 asiste në 16 paraqitje sezonale me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat