Ferizaj prezanton fanellat e reja

Futboll

Ferizaj prezanton fanellat e reja

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:41
Ferizaj prezanton fanellat e reja

Ferizaj do të përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Por nga kjo xhiro Ferizaj do të ketë edhe fanella të reja.

Skuadra bardhekaltër ka prezantuar fanellat e reja nga kompania italiane ‘Macron’.

"Në ndeshjen e nesërme ndaj KF Drenicës do të paraqitemi me fanelat e reja, të cilat janë të modelit të fundit.

Dy ngjyrat bazike mbesin të njëjtat, i kemi qëndruar besnik të kaltërtës e të bardhës sepse ato na karakterizojnë më së miri.

Fanelat e reja që do të përdoren nesër, janë të kompanisë Macron.

Jemi të lumtur që bashkëpunimi ynë do të vazhdoj me një gjigant siç është kompania Macron, qe vesh edhe shume klube të mëdha në Evropë", njofton FC Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat