Ademi ditën e diel ua kushton fëmijëve të kryeqytetit

Futboll

Ademi ditën e diel ua kushton fëmijëve të kryeqytetit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 15:08
Ademi ditën e diel ua kushton fëmijëve të kryeqytetit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ua ka kushtuar ditën e diel fëmijëve kryeqytetas, duke luajtur futboll me ta në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.

Ky aktivitet është në kuadër të FFK-së me moton “Futbolli i rrugës”.

Postimi i Ademit:

Kisha kënaqësinë që këtë ditë të fundjavës ta kaloja së bashku me shumë fëmijë të kryeqytetit duke luajtur futboll në aktivitetin e radhës së FFK-së “Futbolli i rrugës”, në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.

Futbolli përveçse lojë e garë sportive, është argëtim. Por, jo rastësisht është edhe sporti më i popullarizuar, ngase atë e praktikon pothuajse çdo fëmijë.

Prandaj, si pjesë e rëndësishme e programit tim “Bashkë për Futbollin 2022-2026” është pikërisht zhvillimi i futbollit të rrugës apo siç njihet ndryshe edhe si futbolli spontan.

Gëzon fakti se gjatë dy ditëve të formatit të futbollit në rrugë janë evidentuar pesë talente (tri vajza e dy djem), të cilët do të rekrutohen në klubet e kryeqytetit.

FFK do t’i kushtojë vëmendje zhvillimit të futbollit të rrugës dhe bashkë me institucionet lokale do të krijojë mundësi që të gjithë fëmijët të kenë hapësira dhe kushte sa më të mira për ta zhvilluar lojën e tyre të preferuar – futbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat