Lajm i mirë për Allegrin

Futboll

Lajm i mirë për Allegrin

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 21:17
Allegri

Juventusi do të presë Interin në fundjavë, në një nga sfidat më të ndjera në kampionatin Italian, teksa trajneri Massimiliano Allegri “fërkon duart”, pasi sheh t’i rikuperohen tre futbollistë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Bremer dhe dy sulmuesit anësorë Angel Di Maria e Federico Chiesa, të cilët pasditen e sotme kanë kryer të plotë seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit.

Natyrisht asnjëri prej tyre nuk do të rrezikohet në sfidën ndaj PSG-së në Champions, megjithatë të paktën Bremer dhe Di Maria, pritet ta nisin si titullarë ndaj Interit në fundjavë.

Më e vështirë duket situate për Chiesën, që mungon prej një viti dhe do t’i duhet të ingranohet gradualisht, për të mos rrezikuar një tjetër dëmtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat