Mediumi rumun befason për kampionin e Kosovës! Petrescu ia ka frikën

Futboll

Mediumi rumun befason për kampionin e Kosovës! Petrescu ia ka frikën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja Ballkani - Cluj

CFR Cluj - FC Ballkani, ndeshja vendimtare për kualifikimin e klubit rumun në mesin e ekipeve më të mira në Conference League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (18.45) në kuadër të xhiros së fundit (e gjashtë) në Conference League.

Skuadra rumune i druhet kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës.

Kampionit i Kosovës është mëkat që nuk ka më shumë pikë në bazë të lojërave që ka treguar deri me tani.

“FC Ballkani, kundërshtari i CFR Cluj në ndeshjen e fundit të Conference League, sfidë vendimtare për kualifikimin në pranverën evropiane”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro”.

“Skuadra nga Kosova, zë vendin e dytë në Superligë, ka shtyrë jo më pak se tre takime në kampionatin vendas (derbin në udhëtim me liderin Drita dhe ndeshjet në shtëpi me Prishtinën dhe Llapin), por është e fundit në grupin e Conference League.

Ajo që nis mirë përfundon keq për Ballkanin.

Ballkani nuk ka më shanse të kualifikohet në pranverën evropiane pas rezultateve të fundit të shënuara në Conference League, humbja 1:2 me Sivassporin dhe 0:1 me Slavia Pragën, të dyja në shtëpi.

Megjithatë, kosovarët e kishin nisur shkëlqyeshëm në fazën e grupeve, me barazimin 1:1 me CFR Cluj dhe një fitore të bujshme ndaj Sivasspor, me rezultat 4:3”, shkruan më tej mediumi rumun.

Dan Petrescu, trajner i CFR Cluj, thotë: “Ballkani është befasia e këtij grup. Shansi ynë i vetëm është të fitojmë, por Ballkani është një skuadër që ka shënuar 6 gola jashtë, me Sivasspor dhe Slavia. Është e qartë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.

Ne nuk jemi një skuadër perfekte për të fituar ndeshje pas ndeshjeje, ndonjëherë humbasim. Në kampionat kemi ende kohë për t'u rikuperuar.

Të enjten kemi mundësinë të shkojmë në pranverën evropiane. Do të ishte një sukses material dhe futbollistik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat