Presidenti i klubit brazilian “injoron” Ronaldon: E sigurt që do ulej në stol!

Futboll

Presidenti i klubit brazilian “injoron” Ronaldon: E sigurt që do ulej në stol!

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:46
Ilustrim

Mes shumë klubeve të përmendura si destinacione të mundshme për Cristiano Ronaldon në merkaton e janarit, qarkulloi edhe emri i atyre që sapo u shpallën kampionë të Kupës Libertadores, Flamengo.

Megjithatë, nga Brazili, vetë presidenti i Flamengos, Rodolfo Landim, nxitoi që të “fikte” çdo shpresë të tifozerisë vendase ndërsa tha se nuk mund ta përballojnë financiarisht një lojtar si Ronaldo, ndërsa nga ana tjetër nuk harroi edhe të ironizonte duke u shprehur se portugezi do të ngrohte stolin në skuadrën braziliane.

“Nuk e di nga ka dalë lajmi për transferimin e Cristiano Ronaldos, por ka nxitur shumë fantazi. Para së gjithash unë pyes, ku do të luante Ronaldo në skuadrën e Flamengos? Me siguri do të qëndronte në stol. Nga ajo që lexoj në internet, shoh që i paskemi ofruar një kontratë dyvjeçare prej 247.5 milionë euro, që do të thotë diçka më shumë se 10.2 milionë euro në muaj. Kjo është një shifër më e lartë se gjithë rrogat e lojtarëve të Flamengos të marra së bashku.

Kështu, ai nuk mund të transferohet te Flamengo. Nuk do të jetë as zëvendësuesi i Gabigol apo Pedro nëse ata largohen. Në këtë klub askush nuk do të bëj një çmenduri, duhet të mendojmë për të ardhmen dhe për të paguar faturat. Nuk mund të hedhim asnjë hap që nuk është i sigurt”, tha presidenti i Flamengos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat