Incident në aeroportin e Malagas, selektori i Shqipërisë bllokohet nga policia e kufirit

Futboll

Incident në aeroportin e Malagas, selektori i Shqipërisë bllokohet nga policia e kufirit

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Reja

Pas ndeshjes miqësore të humbur përballë organizatorëve të botërorit, Katar, 0-1 në Spanjë, një incident ka ndodhur në aeroportin e Malagas gjatë kthimit të “kuqezinjve” në shtëpi.

Ka qenë pikërisht tekniku Edi Reja i cili është bllokuar nga policia e kufirit, pasi siç mëson Albeu, karta e tij italiane e identitetit ka qenë e dëmtuar.

Mësohet se italiani nuk ka pasaportë me vete, ndërsa policia po vazhdon edhe në këto momente ta pengojë kalimin e tij.

Reja është duke i shpjeguar se nuk pa pasur dijeni se karta e tij ishte e dëmtuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat