Zbulon prapaskenat

Futboll

Zbulon prapaskenat

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 23:14
Zbulon prapaskenat

Nëse Anglisë në Botërorin 2022 do t’i mungojnë emra të njohur si Xhedon Sanço dhe Tami Abraham, në listë vendin e një prej tyre e ka marrë në mënyrë pak të papritur Xhejms Medison. Sulmuesi i Leisterit, edhe pse ka luajtur më parë vetëm në një ndeshje me “tre luanët”, ia ka dalë të sigurojë një vend në grupin që do të udhëtojë drejt Katarit për aktivitetin që nis në fundjavën e ardhshme.

Mënyra se si ai e kishte marrë vesh këtë lajm, ishte pak e çuditshme dhe ka qenë trajneri i Leisterit, Brendan Roxhers, ai i cili ka zbuluar prapaskenat e ftesës për sulmuesin i cili ka shënuar 6 gola e ka dhënë 4 asiste në këtë sezon në Premier Ligë. Me sa duket,

Garet Sauthgejt dëshironte t’i tregonte personalisht lojtarit për ftesën, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur telefonatës së trajnerit vetëm pak minuta para se tekniku i Anglisë të dilte para mediave që të bënte publike listën.

“Ai kishte një telefonatë të humbur nga Garet, pak para se ne të bëheshim gati për të dalë në stërvitje. Unë i thashë të hynte në zyrën time dhe të bënte telefonatën privatisht.

Ai foli me Garet dhe pastaj doli i mbushur me lumturi. Një moment i shkëlqyer për të”, tha Roxhers për momentin e veçantë të Medison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat