Manchester United nxjerr në afatin kalimtar Maguiren

Futboll

Manchester United nxjerr në afatin kalimtar Maguiren

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Manchester United

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire ka disëa kohë që nuk luan më si titullar te Manchester United, ku tashmë Ten Hag preferon në vendin e titullarit, argjentinasin, Lisandro Martinez.

Tashmë, sipas “The Guardian”, tekniku holandez ka vendosur ta nxjerrë në merkato mbrojtësin e kombëtares angleze.

Ata thuhet se gjithashtu janë të gatshëm të pranojnë ulje çmimi për kartonin e tij, edhe pse në vitin 2019 e morën nga Leicester për një shifër rekord prej 80 milionë paund.

Kjo shifër e paguar nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 bëri që Maguire të jetë qendërmbrojtësi më i shtrejntë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat