Prezantohet trajneri i ri i Millonarios

Futboll

Prezantohet trajneri i ri i Millonarios

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:01
Prezantohet trajneri i ri i Millonarios

Martin Demichelis është zyrtarizuar si trajneri i ri i River Plate. Ish-mbrojtësi i njohur, ndërpreu me konsensus bashkëpunimin me Bayern Munchen, klub ku drejtonte ekipin e dytë, duke nisur aventurën si trajneri i ekipit të zemrës, aty ku zëvendëson Marcelo Gallardon.

Demichelis ka firmosur një kontratë deri në dhjetorin e vititi 2025 me “Los Millonarios”, ndërkohë që ka entuziazmuar tifozët e zjarrtë të skuadrës nga Buenos Aires me fjalët e tij.

“Riveri është Bayerni i Amerikës Latine. Ka të njëjtat parime, modele dhe metodologji, ekziston një ngjashmëri e madhe mes dy klubeve. Historia e Riverit të detyron të fitosh tituj”, deklaroi 41-vjeçari argjentinas pas rikthimit në shtëpi.

Demichelis, autor i 51 ndeshjeve dhe 2 golave me kombëtaren e Argjentinës, luajti 7 sezone e gjysmë me Bayernin (korrik 2003-janar 2011), vite gjatë së cilave fitoi plot 11 trofe. Tani rikthehet në Argjentinë tek ekipi i zemrës, Riveri, aty ku nisi karrierën si futbollist profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat