Ronaldon e duan edhe në Australi

Futboll

Ronaldon e duan edhe në Australi

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:49
Ronaldon e duan edhe në Australi

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United gjatë janarit pas intervistës shokuese që e dha së fundmi, ku e akuzoi për tradhti klubin e tij aktual.

Për yllin portugez flitet se mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub tjetër evropian.

Por, 37 vjeçari ka opsione edhe jashtë Kontinentit të Vjetër.

Shefi ekzekutiv i ligës A-League në Australi, Danny Townsend ia ka bërë një ofertë menaxherit të Ronaldos, Jorge Mendes për pesë herë fituesin e Topit të Artë, që ta transferojë atë në ligën elitare australiane.

“Ronaldo thotë se nuk ka marrë dashuri dhe respekt në Manchester United, ndërsa ne do t’i dhuronim atij dashuri dhe respekt të madh në Australi”, deklaroi Townsend për “News Corp”.

“Ndoshta ne nuk mund të ‘shtyhemi’ në aspektin financiar me ofertat tjera, por në do të garojmë në mënyra të tjera”, vazhdoi kreu i futbollit australian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat