Befason Infantino, gati të mirëpresë Botërorin në Korenë e Veriut: Jemi futbolli, jo politikë

Futboll

Befason Infantino, gati të mirëpresë Botërorin në Korenë e Veriut: Jemi futbolli, jo politikë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Befason Infantino

Gianno Infantino ka pranuar se Kupa e Botës mund të zhvillohet dhe në Korenë e Veriut në të ardhmen.

Në konferencën që presidenti i FIFA-s dha për Katarin, gjithashtu përmendi dhe se çdo shtet mund të mirëpresë Kupën e Botës, përfshirë këtu edhe Korenë e Veriut.

“FIFA është një organizatë e futbollit global. Ne jemi njerëzit e futbollit, jo të politikës dhe ne duam të bashkojmë njerëzit së bashku.

Çdo shtet mund të mirëpresë Botërorin.

Unë personalisht shkova në Korenë e Veriut përpara disa vitesh dhe u propozova mundësinë për Botërorin e femrave së bashku me Korenë e Jugut, por nuk ja dola. Por nëse është nevoja, do të shkoj dhe 100 herë të tjera nëse do të ishte e nevojshme të ndihmoja futbollin”, u shpreh Infantino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat