E gjithë bota i ka sytë nga Katari! Hapje spektakolare

Futboll

E gjithë bota i ka sytë nga Katari! Hapje spektakolare

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 nëntor 2022 Në ora: 15:52 Përditësuar në ora: 16:44 më 20.11.2022
Pamje të bukura, ilustrim

Përfundon ceremonia spektakolare e hapjes së Botërorit

Përfundon ceremonia spektakolare e hapjes së Botërorit, shikoni çfarë po ndodh në Katar!

Ka përfunduar ceremonia spektakolare e hapjes së Botërorit të Katarit. Muzikë, drita, fishekzjarre, thjesht magji në “Al Bait Stadium”.

Tashmë të gjithë janë në pritje të duelit të parë të këtij kompeticioni. 

Katari do të presë Ekuadorin në stadiumin “Al Bait”, një stadium me një kapacitet prej 60 mijë personash, ku të dyja skuadrat synojnë ta nisin si duhet këtë turne, duke marrë parasysh edhe rivalët aspak komodë që i presin në vazhdim.

Katari - Ekuadori, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse

Dueli i vendit organizator, Katarit, me Ekuadorin është sfida që hap Botërorin 2022. Të dy skuadrat kanë ambicie të kalojnë fazën në grupe të turneut ndaj kjo sfidë në Grupin A do të jetë shumë e veçantë.

Duke pasur parasysh që kush gabon, do ta ketë shumë të vështirë për të vazhduar më tej në turne, nga një grup që ka në përbërje edhe Holandën e Senegalin, kjo sfidë bëhet e një rëndësie të veçantë për të dy ekipet.

Katari - Ekuadori

Katari:: Al-Sheeb - Al-Rawi, Khoukhi, Abdelkarim Hassan, Pedro Correia, Ahmed - Boudiaf, Al-Haydos, Abdulaziz Hatem - Almoez Ali, Afif.
Ekuadori: Galindez - An. Preciado, Hincapie, Torres, Estupinan - Mendez, M. Caicedo, Plata, Ro. Ibarra - E. Valencia, Estrada.

Fjala e Emirit të Katarit: Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon

Para ndeshjes inauguruese Katar-Ekuador, në stadiumin Al Bayt u zhvillohet ceremonia spektakolare e hapjes së Kupës së Botës.

Në pjesën e fundit të ceremonisë, e mori fjalën Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

“Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur. Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar.

Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”.

Teknologji e lartë dhe show spektakolar

Ka startuar ceremonia e Kupës së Botës Katar 2022. Kompeticioni numër 22, i cili është i pazakontë për faktin se do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor- 18 dhjetor, i pari Botëror në dimër në histori.

Ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror, emocione të mëdha.

Teknologji e lartë dhe show spektakolar në fushën e “Al Bayt Stadium”.

Aty ku duke nisur prej orës 17:00 do të zhvillohet ndeshja hapëse mes vendasve të Katarit dhe Ekuadorit, dy ekipet e grupit A, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Senegali.

Sfida hapëse Katari - Ekuadori

Katari do të presë Ekuadorin në stadiumin “Al Bait”.

Një stadium me një kapacitet prej 60 mijë personash, ku të dyja skuadrat synojnë ta nisin si duhet këtë turne, duke marrë parasysh edhe rivalët aspak komodë që i presin në vazhdim.

Ekipet e tjera të Grupit A janë Holanda dhe Senegali, dukshëm të dyja favorite për fazën tjetër, ndaj tri pikët e para do të kenë një ndikim të rëndësishëm si në vazhdimësinë e Katarit.

Po ashtu edhe në atë të Ekuadorit. Ai që do të vendosë drejtësi në ndeshjen hapëse do të jetë italiani Daniele Orsato, një nga arbitrat më me eksperiencë të turneut.

Hapje spektakolare

Edicioni i 22- të, që ndryshe nga zakonisht nuk do të zhvillohet në verë, do të startojë si zakonisht me ndeshjen e vendit organizator..

Hapje spektakolare!

Sot fillon Kampionati Botëror në futboll. E gjithë bota i ka sytë nga Katari.

Nga sot e deri me 18 dhjetor, emocionet e futbollit do të janë në mbarë globin.

Ylli i kinematografisë, Morgan Freeman është paraqitur në nismë të ceremonisë hapëse të Kupës së Botës.

Franca futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit të botës.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë dhe Lionel Messi me Argjentinën. Synojnë titullin e botës.

A do të kemi befasi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat