Duro: Shaqiri është mungesë e rëndësishme

Futboll

Duro: Shaqiri është mungesë e rëndësishme

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:54
Duro

Brazili dhe Portugalia siguruan sonte kalimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit. “Seleçao” fituan 1-0 ndaj Zvicrës, ndërsa luzitanët triumfuan 2-0 ndaj Uruguajit. I ftuar në Qatar N’24 në News 24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro, analizoi këto dy kombëtare, teksa ndër të tjera u shpreh:

“Brazili, Portugalia dhe Franca ishin ekipe që parashikoheshin.

Shpresoj që të ecin skuadrat më të mira.

Ronaldo nuk është një e re e madhe. Ai nuk është aktivizuar sepse s’ka qenë në formë, por ka patur probleme me trajnerin e ri. Ai ka kaluar atë periudhë, te goli i parë ishte meritë e tij. Ka qenë merita e tij, edhe pse nuk ia kanë caktuar golin atij. Tashmë është i qetë, pas gjithë atyre problemeve që kaloi.

Brazili- Ekip shumë kompakt. Ndeshjen e sotme nuk mund ta quaj  dominim. Normalisht e meritoi fitoren, por edhe Zvicra ka bërë paraqitje të mirë. Isha i bindur që Zvicra nuk është Serbia.

Sot ekipi i Jakin kishte marrë masa. Shaqiri mungesë e rëndësishme. U ndje mungesa e Nejmarit te Brazili. Nuk ka lojtarë atje në nivelin e Nejmar”, u shpreh Shpëtim Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat