I tërbuar pas humbjes

Futboll

I tërbuar pas humbjes

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:01
Luis Enrique

Humbja ndaj Japonisë nuk rezultoi fatale për Spanjën, por gjithsesi, ka acaruar tej mase trajnerin e iberikëve, Luis Enrique.

Tekniku i njohur, siç raportojnë mediat, ka vendosur që të mbyllë skuadrën në dhomat e zhveshjes.

Tonet kanë qenë mjaft të larta në drejtim të lojtarëve, pasi për “timonierin” e njohur ekipi tregoi mungesë serioziteti.

Kjo mbyllje në dhomat e zhveshjes, shkaktoi edhe vonesa në deklaratat për shtyp që lojtarët japin për media të ndryshme.

Spanja ia doli të kualifikohej si e dyta në grup dhe në fazën tjetër do të përballet me skuadrën e Marokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat