Lajm i madh për Brazilin

Futboll

Lajm i madh për Brazilin

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:47
Lajm i madh për Brazilin

Ylli i Përfaqësueses së Brazilit, Neymar Junior është rikthyer në stërvitje dhe është gati ta ndihmoj ekipin e tij drejt sukseseve në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Neymar pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë të grupeve ndaj Serbisë, ndërsa nuk luajti fare ndaj Zvicrës dhe Kamerunit.

Megjithatë, sulmuesi i Paris Saint-Germain po rikuperohet në afat rekord dhe tashmë ka filluar stërvitjet.

Është vet Neymar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndihet mirë pasi u bashkua me skuadrën në seancën stërvitore të së shtunës.

“Ndihem mirë, e dija që do të ndihesha tani”, ka shkruar Neymar në Twitter, bashkangjitur me dy fotografi.

Neymar nuk dihet nëse do të jetë gati 100 për qind për ndeshjen e së hënës ndaj Koresë së Jugut, por sigurisht që pritet t’i luajë disa minuta.

Ylli brazilian është parë në disponim dhe formë të lartë në stërvitjen e fundit me grupin, ku nuk munguan edhe golat dhe driblimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat