Ndryshon sërish kalendari i Superiores

Futboll

Ndryshon sërish kalendari i Superiores

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:41
Ndryshon sërish kalendari i Superiores

Këtë fundjavë do rifillojë kampionati “Abissnet Superiore” pas një pushimi për shkak të Botërorit “Katar 2022” me ndeshjet e javës së 13-të. FSHF bën me dije është ndryshuar kalendari i sfidave që do të luhen në kampionatit “Abissnet Superiore”.

Në fillim ishte vendosur që do të luheshin katër javë deri në fund të këtij viti, por tani do të zhvillohen tre.

Ppas rifillimit kampionati do të luhet deri në javën e 15-të datë 21-22 dhjetor 2022 dhe do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar më datën 14 janar 2023.

Të pesë ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara mes të dielës dhe të hënës, ndërsa ka pasur edhe disa ndryshime në orare dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet.

Të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në orën 13:00 do të luhet ndeshja Bylis-Laçi, ndërsa po në orën 13:00 do të nisë edhe sfida Kukësi-Teuta që do të luhet në “Kukës Arena”.

Sfida e fundit e ditës është ajo Erzeni-Partizani që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke filluar nga ora 15:45.

Ndërkaq, të hënën ndeshja Tirana-Kastrioti është spostuar në orën 19:00 dhe nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, por në stadiumin “Air Albania”, kurse sfida Vllaznia-Egnatia, që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë në ora 16:30.

E diel, 11 dhjetor 2022

Bylis – Laçi ora 13:00

Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh

Kukësi – Teuta Ora 13:00

Stadiumi “Kukës Arena”, Kukës

Erzeni – Partizani Ora 15:45

Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

E hënë, 12 dhjetor 2022

Vllaznia – Egnatia ora 16:30

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Tirana – Kastrioti ora 19:00

Stadiumi “Air Albania”, Tiranë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat