Ronaldo sërish në stol?

Futboll

Ronaldo sërish në stol?

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:48
Ronaldo sërish në stol?

Maroku dhe Portugalia do të ndeshen me njëra-tjetrën në ccerekfinalet e Botërorit dhe të dyja do të kërkojnë tëp resin biletën për më tej.

Dy pikëpyetjet e vetme të trajnerit, Valid Regragui, janë Najef Aguerd dhe Romen Sais. Të dy lojtarët kanë pasur shqetësime pas suksesit ndaj Spanjës.

Megjithatë, sipas mediave marokene, trajneri i “Luanëve të Atlaseve” do të presë deri në momentin e fundit për riaftësimin e plotë të tyre.

Në konferencën për shtyp ai deklaroi se nuk do të ketë asnjë problem për t’i pasur në fushë. Por kjo pritet për t’u parë kur ai të rreshtojë formacionin titullar. Pjesa tjetër janë të gjithë të konfirmuar.

Diskutimi më i madh te Portugalia është emri i Kristiano Ronaldos. Aq sa mediat janë marrë më shumë me atë, se me çfarë pritet të ndodhë sot në fushë.

Gjithsesi, gjasat janë që trajneri Fernando Santos të mos tërhiqet nga vendimi i tij për ta ulur në stol kapitenin.

Ai nuk është stërvitur me ekipin e parë, ndaj vështirë se do të jetë titullar.

Trajneri portugez pritet t’i besojë sërish sulmuesit të Benfikës, Gonçalo Ramos, i cili ishte ylli i mbrëmjes në takimin ndaj Zvicrës me një tripletë, e dyta në Botëror pas 20 vitesh.

Për takimin e sotëm ndaj Marokut, trajneri Santos do të ketë dhe dy probleme me dëmtimet, që janë Danilo Perreira dhe Nuno Mendesh, të cilët kanë shfaqur probleme me dëmtimet.

Sa për të tjerët, Santos duket se do të konfirmojë skuadrën që shpartalloi Zvicrën pak ditë më parë në 1/8-at e finaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat