Dobi largohet nga Kukësi pas humbjes ndaj Teutës

Futboll

Dobi largohet nga Kukësi pas humbjes ndaj Teutës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 16:19
Dobi

Enkeleid Dobi ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjen 0-1 ndaj Teutës.

Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi i Kukësit në një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije se në vijim skuadra do të drejtohet nga Rraman Hallaçi.

“Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.

Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rraman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij.”-shkruhet në reagimin e “verilindorëve”.

Pas javës së 13-të të Supeligës Kukësi renditet në vend të tetë me vetëm 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat