Ademi në drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

Futboll

Ademi në drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Ademi në drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Katar për të parë nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe të 18 dhjetorit në Kupën e Botës.

Kreu i shtëpisë së futbollit ka qëndruar të enjten në një drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin me ftesën e këtij të fundit.

Të pranishëm në këtë drekë pune përveç Ademit dhe Çeferin kanë qenë edhe drejtori i Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviq dhe i pari i FSHF-së, Armand Duka.

“Si gjithëherë biseduam me kënaqësi për futbollin, u këshilluam për planet  dhe vizionin për të ardhmen. Bashkërisht e presim finalen e jashtëzakonshme të Kupës së Botës, ku Franca si përfaqësuese evropiane do të luajë kundër Argjentinës”, ka shkruar Ademi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat