Tifozët e Marokut akuzojnë federatën për vjedhje

Futboll

Tifozët e Marokut akuzojnë federatën për vjedhje

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 20:45
Tifozët e Marokut akuzojnë federatën për vjedhje

Në stadiumin “Al Bait” kishte 13 mijë vende të lira dhe 24 orë përpara ndeshjes, Federata marokene nxitoi t’i blinte e t’ua dhuronte tifozëve për të asistuar në gjysmëfinale.

Nga 13 mijë biletat e blera, në duart e fatlumëve kanë përfunduar vetëm 3 mijë, teksa klubet e tifozëve akuzojnë Federatën për keqmenaxhim.

Ndërkohë që ka edhe nga ata që flasin për vjedhje të pastër me biletat që janë shituar në treg të zi, edhe kompania “Royal Air Maroc” ka bërë hapa prapa.

Nga 30 avionët që do të niseshin drejt Katarit, vetëm gjysma ka kryer udhëtimin. Në këtë rast, autoritetet marokene fajësojnë sigurinë në Doha, e cila ka penguar dyndjen dhe të penalizuar kanë qenë ata që nuk kanë pasur një biletë të blerë apo të prenotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat