Berisha mund të transferohet te Napoli

Futboll

Berisha mund të transferohet te Napoli

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:10
Berisha

Viti i ri me shumë mundësi e gjen Etrit Berishën në një tjetër ekip. Portieri shqiptar ka humbur rolin e titullarit te Torino dhe largimi duket e vetmja mundësi për të.

Pas Salernitanës, tashmë një tjetër ekip del në skenë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Bëhet fjalë për ekipin më në formë të Serisë A, Napolin. “Il Mattino” shkruan se Torino kërkon të marrë shërbimet e Sirigusë, i cili këtë sezon nuk ka luajtur me të kaltrit dhe shpesh herë ka shfaqur edhe shqetësime fizike. 35-vjeçari ka luajtur më parë me Torinon dhe një rikthim te ky klub ndoshta do i jepte më tepër hapësira.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë drejtuesit e klubit torinez kanë menduar të përdorin Berishën. Në fakt, një propozim ka mbërritur në tryezën e Napolit për të shkëmbyer dy portierët në fjalë. Një transferim i tillë është duke u menduar nga të kaltrit, të cilët do të vendosin në ditët në vazhdim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat