“Kokë më kokë” me arbitrin dhe pastaj kopjimi i Mourinhos, Hakimi humbet qetësinë

Futboll

“Kokë më kokë” me arbitrin dhe pastaj kopjimi i Mourinhos, Hakimi humbet qetësinë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 21:46
Abdulrahman Al Jassim.

Maroku u mposht me rezultatin 1-2 në sfidën ndaj Kroacisë të vlefshme për vendin e tretë të Botërorit.

Mirëpo, kombëtarja afrikane pati shumë pretendime rreth gjykimit të ndeshjes nga arbitri katariot, Abdulrahman Al Jassim.

Sidomos sa i takon pjesës së dytë, aty ku marokenët pretenduan në më shumë se një rast për penallti. Megjithatë, gjyqtari nuk i mori parasysh protestat ndërsa edhe VAR nuk ndërhyri.

Në këtë formë, në fund të ndeshjes, Hakimi nuk mundi t’i mbante nervat dhe “shpërtheu” ndaj arbitrit nga Katari duke pasur një ballafaqim “kokë më kokë” ndërsa më pas erdhi edhe gjesti i prangave i bërë i njohur nga Jose Mourinho. Tashmë, lojtari i PSG rrezikon një gjobë apo edhe pezullim nga ana e FIFA-s që tregohet e rreptë në të tilla raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat