Martinez vazhdon më tej skandalin

Futboll

Martinez vazhdon më tej skandalin

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:24
Martinez vazhdon më tej skandalin

Bëri gjestin e turpshëm pas finales, Martinez vazhdon më tej skandalin!

Emiliano Martinezi ka një meritë thelbësore në shpalljen kampione bote të Argjentinës.

Portieri i Aston Vilës u tregua i jashtëzakonshëm në pritjen e penalltive, si dhe në pritjen fantastike që i bëri goditjes së Kolo Muanisë në sekondat e fundit të finales. 

Image

Martinez u shpall Doreza e Artë e kompeticionit, por sapo mori në dorë trofeun individual, e vendosi pranë organit gjenital.

Një gjest aspak i hijshëm, të cilin është munduar ta shpjegojë për “Radio La Red”. Ai ka thënë se ishte një veprim për tifozët francezë, pasi këta të fundit e kishin vërshëllyer. “E bëra sepse francezët po më vërshëllenin. Arroganca nuk bën punë me mua”, ka shpjeguar Emiliano Martinezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat