Mourinho braktis Romën?

Futboll

Mourinho braktis Romën?

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:52
Mourinho braktis Romën?

Portugalia nuk heq dorë nga ideja për të sjellë Jose Mourinho në krye të kombëtares luzitane.

Sipas të përditshmes “A Bola”, sot mbyllet faza përgatitore e Roma në Portugali dhe më pas skuadra do të niset për në Itali, por jo e plotë.

Me skuadrën nuk do të fluturojë trajneri portugez, i cili do të qëndrojë në Portugali oër të kaluar Krishtlindjen me familjen e tij.

Para rikthimit të tij në Romë, trajneri do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit.

Ky takim është programuar më 26 dhjetor dhe Mourinho do të diskutojë me Fernando Gomes, presidentin e Federatës. Pas këtij takimi, ai do të bisedojë edhe me drejtuesit e Romës, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat