Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe

Futboll

Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Mourinho kontaktohet edhe nga një Federatë tjetër e madhe

Brazili është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Tites, teksa fokusi është tashmë te trajnerët evropianë.

Pep Guardiola i Manchester Cityt fillimisht ishte i lidhur, përpara se Carlo Ancelotti i Real Madrid të shfaqej si kandidat. Italiani refuzoi publikisht çdo mundësi të tillë.

Tani duket se Federata e Futbollit e Brazilit po synon një tjetër ish-trajner të Real Madridit.

“Sipas La Repubblica”, Jose Mourinho është kontaktuar për të parë nëse ai do të ishte i interesuar për të drejtuar Brazilin.

Por, Mourinho tani për tani thuhet se është i përkushtuar për punën e tij te skuadra italiane. Emri i tij është i lidhur edhe me Kombëtaren e Portugalisë, pas largimit të Fernando Santosit.

Trajneri portugez me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat