Ylli argjentinas me tatuazh të ri: Ishte e shkruar!

Futboll

Ylli argjentinas me tatuazh të ri: Ishte e shkruar!

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 19:07
Ylli argjentinas me tatuazh të ri: ishte e shkruar!

Argjentinasit vazhdojnë të festojnë fitimin e Kupës së Botës. Futbollistët e Kombëtares po marrin shumë dashuri, respekt dhe vlerësim për gëzimin dhe emocionet e paharrueshme që u dhuruan bashkëpatriotëve të tyre.

Angel Di Maria luajti një finale fantastike, më pas u përfshi në dramën e emocioneve duke e ndjekur nga stoli për të shpërthyer në lot dhe buzëqeshje në fund të saj.

Sulmuesi i Juventusit ka bërë tatuazhin e radhës: Kupën e Botës në kofshën e djathtë. “Përjetësisht në lëkurë. Faleminderit shumë, miku im. Ta thashë pasi fituam Kupën e Amerikës që këmba tjetër po priste këtë moment.

Ishte e shkruar! Forca Argjentina”, lexohet në falënderimin drejtuar artistit të tatuazheve nga ana e 34-vjeçarit nga Rosario, vend nga i cili vjen edhe Leo Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat