PSG ende mendon për largimin e Neymar

Futboll

PSG ende mendon për largimin e Neymar

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:12
Neymar

Neymar ende nuk luajtur minutat e para të vitit të ri, pasi në disfatën përballë Lens mungoi për shkak të një pezullimi të cilin e mori pas dy kartonëve të verdhë në sfidën ndaj Strasbourg.

Gjithsesi, sa herë vjen merkato, Neymar mbetet aty dhe nga Franca raportojnë se e ardhmja e tij ende nuk është plotësisht e sigurt dhe se braziliani dhe PSG mund të marrin rrugë të ndryshme në përfundimin e sezonit.

Prapaskenat e verës së kaluar ishin tepër interesante, me ishin e Barcelonës i cili kishte refuzuar transferimin te Newcastle, skuadër e cila po ndërton një projekt shumë ambicioz, ndërsa tani kjo pistë mbetet e hapur dhe pse jo shumë bindëse.

Mediet franceze raportojnë se parizienët janë të hapur për Neymar dhe nëse vjen një ofertë e mirë, që për PSG përkthehet në 100 milionë euro, atëherë braziliani mund të largohet nga Parisi.

Këto zëra mbajnë aktiv klubin, sulmuesin, por edhe admiruesit e brazilianit, pasi mbetet një emër shumë i rëndësishëm i botës së futbollit, por për momentin, nuk ka asnjë klub konkret që mund të kryesojë listën për të ardhmen e 30-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat