Inzaghi pas fitores: Titulli? Kemi ende shumë ndeshje

Futboll

Inzaghi pas fitores: Titulli? Kemi ende shumë ndeshje

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:39
Inzaghi

Interi arriti një fitore të rëndësishme në kampionat duke mundur në shtëpi Napolin kryesues me rezultatin 1-0.

Për këtë triumf, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shpreh tepër i lumtur në intervistën pas ndeshjes.

“Duhet të vazhdojmë kështu. Sot morëm një dozë të madhe sigurie.

Jam krenar për djemtë e mi. Është kënaqësi t’i shohësh ata kështu. Është ende një rrugë shumë e gjatë dhe ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe kjo pauzë ishte diçka e re për të gjithë ne. Duhet të bëjmë gjithmonë më mirë”, përfundoi Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat