Allegri fshihet pas fitores

Futboll

Allegri fshihet pas fitores

Më: 4 janar 2023 Në ora: 23:43
Allegri

Fitorja e shtatë radhazi në Serie A dhe ndeshja e shtatë radhazi pa pësuar gola për Juventusin e Massimiliano Allegrit. Një shifër që sigurisht është e rëndësishme për bardhezinjtë që fituan sot 1-0 ndaj Cremonese me golin e vonuar të Arkadiusz Milik.

Para kësaj, 3-0 ndaj Lazios por edhe fitorja 1-0 ndaj Hellas Veronës dhe ajo e fillimit të nëntorit ndaj Interit. Në Serinë A, rezultati i fundit negativ daton më 8 tetor, në fitoren 2-0 në San Siro te Milanit.

“Ne e dinim rëndësinë dhe vështirësitë e kësaj ndeshje. Cremonese ushtroi presion dhe vrap, ne gabuam shumë teknikisht në pjesën e parë ndërsa dolëm shumë më mirë në pjesën e dytë. Ishte një fitore e bukur, një tjetër hap i vogël, krijuam diference ndaj vendit te peste dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Kështu u shpreh Massimiliano Allegri në mikrofonat e ‘DAZN’ pas Cremonese-Juventus 0-1. “Të fitosh këtu nuk është e lehtë kurre”, tha trajneri. Një gol tre pikëshi, nga gjuajtja e lirë, për Arkadiusz Milik i cili foli me mikrofonat e DAZN pas suksesit ndaj Cremonese.

“Jemi shumë të lumtur me këtë fitore, ishte e rëndësishme ta nisim mirë vitin. Nuk luajtëm mirë sot, por ajo që ka rëndësi është fitorja. Le të vazhdojmë kështu. Po bëj mirë edhe në goditjet e lira. Si e shoh ekipin pas Kupës së Botës? “Na mungojnë ende shumë bashkëlojtarë, nuk jemi të gjithë të kompletuar dhe na duhen ende disa javë. Kur të jemi të kompletuar do të bëjmë mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat