Akuzohet për ngacmim, vjen reagimi i Dani Alvesit: Po, isha atje

Futboll

Akuzohet për ngacmim, vjen reagimi i Dani Alvesit: Po, isha atje

Më: 5 janar 2023 Në ora: 23:53
Akuzohet për ngacmim, vjen reagimi i Dani Alvesit: Po, isha atje

Një vajzë ka paditur ish-mbrojtësin e Barcelonës, Daniel Alves, për ngacmim seksual. Ngjaja dyshohet se ka ndodhur në klubin e njohur të natës Sutton, në Barcelonë, në orët e para 31 dhjetorit.

Mbrojtësi brazilian ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë bërë veprime të pahijshme apo të jetë përfshirë në një incident të tillë.

 “Para së gjithash, do të doja të mohoja gjithçka”, e nis reagimin e tij mbrojtësi i krahut, në një prononcim për kanalin televiziv spanjoll, Antena 3.

“Po, isha atje, me njerëz të tjerë, duke u argëtuar.

Dhe kushdo që më njeh e di që më pëlqen të kërcej. Unë kërceja dhe argëtohesha pa pushtuar hapësirën e të tjerëve.

Nuk e di kush është ajo vajzë. Kur shkoj në tualet, nuk kam nevojë të pyes se kush është atje. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e askujt, si do ta bëja me një grua apo një vajzë? Jo, për atë Zot”.

Braziliani theksoi se ky incident po prek familjen e tij: “Ata po vuajnë, veçanërisht ata që janë më të afërt me mua. Ata e dinë se kush jam unë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat