Donte të më çonte në krevat, kush është agjentja që mori në qafë presidentin?

Futboll

Donte të më çonte në krevat, kush është agjentja që mori në qafë presidentin?

Më: 11 janar 2023 Në ora: 23:17
Sonia Souid

Një skandal me nuanca rozë ka trazuar Francën, teksa në qendër të tij ka qenë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët. Ai është akuzuar nga agjentja simpatike, Sonia Souid, e cila pretendon se gjatë kohës që punonte për të, është ngacmuar seksualisht nga ai.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, i cili u mblodh me urgjencë sot, vendosi pezullimin e përkohshëm të Noël Le Graët nga detyra e tij si president.

Sipas ‘L’Équipe’,  Le Graët do të bëjë një hap prapa të paktën deri në publikimin e auditimit të kërkuar nga Ministria e Sportit për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera të brendshme në FFF.

Image

“Unë ishe një agjente e re dhe ai presidenti i FFF. Le të flasim për futbollin e femrave. Isha shumë e lumtur që do të kisha një takim me të. Isha 28-vjeçe në atë kohë. Ai është 72.

Ai duhet të kishte pasur respekt. Kurrë nuk më shihte si menaxhere, por si një karamele. Të flas vulgarisht, më shihte si një bythë me dy gjinj. Kur shkova, kishte mbushur dy gota me shampanjë.

U largova duke i thënë se do të takoja të fejuarin. Më la të shkoja. Më bëri të qartë se do të donte që unë të përfundoja në shtratin e tij.

Më pas më merrte në telefon rregullisht për të më ftuar për darkë…”, ka deklaruar Souid në rrëfimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat