Ajet Shosholli tregon disa detaje për Beqir Aliun

Futboll

Ajet Shosholli tregon disa detaje për Beqir Aliun

Nga: K.G.. Më: 12 janar 2023 Në ora: 19:18
Prishtina para disa viteve, në kohën e Beqir Aliut

Trajneri i trajnerëve në Kosovë. Ajet Shosholli, ish selektori i parë i kombëtares së Kosovës (1991-1996), është i pikëlluar me ikjen në amshim të mikut të tij, Beqir Aliu, kryetarit të parë të KF Prishtina në kohën e pavaërsimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se u nda nga jeta, ish kryetari i parë i FC Prishtina pas pavarësimit të futbollit të Kosovës dhe bashkepuntori i im i ngushtë për shumë vite z. Beqir Aliu.

Në gusht të vitit 1991 pas braktisjes së garave me FC Prishtina nga liga unike e ish Jugosllavisë, menjëherë u organizuam dhe pas një jave e propozuam dhe e zgjedhëm kryetar z. Beqir Aliu.

Me Beqën ishim së bashku afër 15 vite në FC Prishtina, Beqa si kryetar dhe unë si kryetrajner, me të cilin patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe kontributi i Beqës ishte shumë i madh për këtë kohë.

Përndryshe me Beqën ishim së bashku edhe ne kryesinë e parë të Federatës së futbollit të Kosovës të vitit 1991, ku Beqa edhe këtu dha një kontribut të madh.

Beqa ishte edhe në grupin punues, kur udhëtuam për në Tiranë për organizimin e turneut njëjavor që të organizojmë ndeshjet e reprezentacionit të Kosovës, të cilat i përmbyllëm me sukses, ku zhvilluam dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ekipin e Albpetrolit në shkurtin e vitit 1993.
Ishte një njeri bashkëpunues dhe i afërt me çdo kënd, ku urtësia dhe afërsia e tij e bëri që ai të jetë i dashur për të gjithë ata me të cilët ka pas kontakt dhe bashkëpunim.

Prehu në paqe dhe të qoftë dheu i lehtë miku i im”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat