Pique kundërpërgjigjet

Futboll

Pique kundërpërgjigjet

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:51
Pique kundërpërgjigjet

Gerard Piqué ka thyer heshtjen e tij, pas bujës që shkaktoi kënga e re e ish-të dashurës së tij Shakira. Në çdo varg të “Music Sessions #53”, ylli i pop-it akuzon rëndë ish-futbollistin dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti, me të cilën dyshohet se e tradhtoi në vitin e fundit të historisë së tyre të gjatë të dashurisë, e cila zgjati 12 vite.

Këngëtarja kolumbiane nuk nguroi ta përkufizonte veten si një person më i mirë, si një Ferrari, një Rolex, e zëvendësuar nag ish-futbollisti katalanas me një Twingo dhe Casio (duke iu referuar në vend të kësaj ish-kamerieres 23-vjeçare, e dashura e re e Pique).

Pasi kënga u bë “virale” në rrjetet sociale, Pique shkroi një mesazh në Twitter, me një përgjigje të nënkuptuar ndaj Shakirës. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka bërë të ditur se nesër do të zhvillohet një ndeshje për “Kings League”, ligën e futbollit me 7 lojtarë, që ka nisur së fundmi dhe shtoi:

“Jeta është një gjë e mrekullueshme”. Mesazhi kompletohet me “emoji” e një kllouni. Një “emoji” që me shumë gjasa i referohet Shakirës, ​​me të cilën ai nuk mbajti marrëdhënie të mira pas ndarjes, pavarësisht se kanë dy fëmijë të përbashkët, Milanin dhe Sashën, të cilët tani janë respektivisht nëntë dhe gjashtë vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat