Krahu i djathtë i Rejas zbulon gjithçka

Futboll

Krahu i djathtë i Rejas zbulon gjithçka

Më: 13 janar 2023 Në ora: 22:01
Reja

Rezultatet zhgënjyese në Ligën e Kombeve ishin arsyeja që shtyu FSHF-në t’i jepte lamtumirën Edi Rejas dhe të niste një kapitull të ri me Silvinjon. Këtë e ka pranuar edhe Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Rejas në tre vitet e gjysmë në drejtimin e Shqipërisë.

Ish-futbollisti i njohur i Juventusit, duke folur për “Il Posticipo”, ka treguar se çfarë e lidhte me Rejan dhe se si kishin qenë vitet në drejtimin e kuqezinjve.

“Me Rejan na bashkon sinqeriteti dhe besimi te tjetri. Të dy jemi persona që thonë gjithmonë atë që mendojnë.

Që në ditën e parë që jam takuar me trajnerin Reja më dukej sikur e njihja prej 30 vitesh. Kemi një karakter të ngjashëm edhe në menaxhimin e grupit, mendojmë se është e rëndësishme të trajnosh, por në të njëjtën kohë të krijosh një raport miqësor me lojtarët.

Eksperienca te Shqipëria? Kemi përjetuar një eksperiencë shumë të bukur, që zgjati tre vite e gjysmë. Ia dolëm të krijojmë një grup pune të bashkuar brenda dhe jashtë fushës. Stafi përbëhej nga italianë dhe shqiptarë, u krijua një përzierje që na mundësoi të drejtonim shumë mirë.

Për fat të keq, rezultatet në Ligën e Kombeve të fundit nuk ishin pozitive. Kjo shtyu federatën që të bënte zgjedhje të tjera. Tani po studioj që të rinisem. Po kërkoj një pankinë ku të kthehem të bëj trajnerin e parë. Po pres mundësinë e duhur”, tha Porrini në intervistën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat