KF Dardania organizon turneun e madh në Zvicër

Futboll

KF Dardania organizon turneun e madh në Zvicër

Më: 14 janar 2023 Në ora: 20:30
KF Dardania

Në St. Gallen të Zvicrës po mbahet turneu tashmë tradicional në futboll, “Lika Cup”, i organizuar nga klubi shqiptar atje, KF Dardania SG.

Turneu ka nisur sot ku janë luajtur tashmë plot 66 ndeshje, ndërsa do të vazhdojë edhe në ditën e nesërme, e që padyshim ky është një organizim mjaft i madh dhe atraktiv për futbollin.

Në këtë turne po marrin pjesë plot 64 skuadra nga e gjithë Europa, ndërsa turneu në fjalë është mbajtur që nga viti 2012, por që kjo është hera e parë që rikthehet pas periudhës së pandemisë.

Në lidhje me këtë organizim ka folur kryetari i klubit Dardania, Eduard Oroshi, i cili tha se organizimi është i një niveli të lartë.

Kryesia e klubit ka bërë punë shumë të mirë dhe organizim fenomenal. Janë 64 ekipe që po marrin pjesë nga e gjithë Europa, përfshirë edhe ato që vijnë nga Gjermania, Çekia dhe shtete tjera. Jemi duke punuar që çdoherë të bëhemi më të suksesshëm, në mënyrë që të arrijmë të konkurojmë me sa më shumë klube. Padyshim që ka shumë punë të organizohet një turne i tillë, por jemi të kënaqur që kemi arritur të bëjmë një organizim kaq të madh”, u shpreh Oroshi.

Turneu “Lika Cup” do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me ndeshjet finale, të cilat pritet të jenë tejet interesante.

Padyshim që ky është një organizim mjaft i madh i bërë nga një klub shqiptar në diasporë, dhe njëherësh është një promovim për kulturën sportive nga diaspora jonë, në këtë rast ajo në shtetin e Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat