Operohet mesfushori

Futboll

Operohet mesfushori

Më: 14 janar 2023 Në ora: 22:44
Doni van de Bek

Manchester Utd ka konfirmuar se Doni van de Bek nuk do të luajë më këtë sezon pas dëmtimit serioz në gju që pësoi në ndeshjen kundër Bornmëthit në “Old Trafford” këtë muaj.

Junajtidit iu deshën 10 ditë për të zbuluar diagnozën e mesfushorit holandez dhe kuptohet që ai nuk ka një dëmtim të ligamentit të kruçatës, por trajneri Ten Hag konfirmoi në konferencën e djeshme:

“Jemi të kënaqur që gjuri i tij në nivel afatgjatë është mirë. Por në të njëjtin moment jemi të zhgënjyer që ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit”. Van de Bek u operua me sukses dhe pas përfundimit të ndërhyrjes me sukses ai premtoi se do të nisë fazën e rehabilitimit dhe do të rikthehet edhe më i fortë. “Jam me të vërtetë i zhgënjyer që sezoni përfundoi për mua.

Pas operacionit të suksesshëm, është koha të nis procesin e rehabilitimit dhe do të bëj gjithçka për t’u rikthyer më i fortë për këtë klub. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mrekullueshme.

Janë shumë të rëndësishme për mua dhe familjen time”. 25- vjeçari po kalonte një prej periudhave më të mira në “Old Trafford”, ku ai nuk ka luajtur shumë që prej transferimit nga Ajaksi në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat