Daka: Disa luanin për ekipet e Serbisë, sot marrin poste të llojllojshme në Kosovë

Futboll

Daka: Disa luanin për ekipet e Serbisë, sot marrin poste të llojllojshme në Kosovë

Nga: K.G. Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:07
Gëzim Daka

Ish futbollisti Gëzim Daka kritikon ashpër, duke thënë se disa kanë luajtur në kohën e okupimit për ekipet e Serbisë dhe nuk iu bashkuan Kosovës, sot marrin poste të rëndësishme.

Ai ka komentuar në shkrimin: “Askush dhe askush, kurrën e kurrës nuk do të kanë as të vetmin rast që të varrosin kohën e gjeneratës së sakrificës të sportistëve shembullorë të Republikës së Kosovës”.

“Ata, disa kolegë tanë që në ato kohëra ju kanë bashkangjit atyre shqipfolsave ku kanë luajtur nëpër turne të tyre, nëpër kampionate të organizuara nga armiku ynë shekullor Serbia ...

E sot përkrahen dhe marrin poste të llojllojshme dhe marrin primatin dhe guximin të folin për atë kohë dhe për ne akterët e asaj kohe...

E ne fatin dhe historinë e krijuar nga ne në ato kohëra e kemi ne vetë në duart tona ne duhet të jemi ata që këta njerëz mos ti lajm të jenë të barabartë me mundin dhe sakrificën e të gjithë neve”, ka komentuar Daka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat