Ajet Shosholli: Sportistët e sakrificës barazohen me ata që vazhduan me sistemin e Serbisë! 

Futboll

Ajet Shosholli: Sportistët e sakrificës barazohen me ata që vazhduan me sistemin e Serbisë! 

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:20
Ajet Shosholli:

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, tha se sot sportistët e sakrificës barazohen me disa që vazhduan me sistemin e Serbisë madje edhe i nderojnë me mirënjohje.  

Shosholli a komentuar në shkrimin: “Askush dhe askush, kurrën e kurrës nuk do të kanë as të vetmin rast që të varrosin kohën e gjeneratës së sakrificës të sportistëve shembullorë të Republikës së Kosovës”.

Shosholli është selektori i parë i kombëtares së Kosovës në periudhën 1991 – 1999. 

Po ashtu është trajneri i parë që e ka lëshuar demonstrativisht mbledhjen e KF Prishtinës duke mos pranuar masat e dhunshme të regjimit serb madje ai u fye dhe u kërcënua rëndë nga njerëzit e sigurimit shtetëror dhe të Mishko Lakoviqit.

“Vitet 1991 1999 janë vitet me të ndritshme të sportit të Kosovës, jo ndoshta për nga cilësia, por për nga rëndësia dhe pesha të cilën e ka pas sporti i asaj kohe te ndritshme.

Shtrohet pyetja, se sa kujdes dhe rëndësi i kushtohet kësaj periudhe 9 - vjeçare nga organet tona shtetërore?
Personalisht shumë pak sepse të organizosh gara për 9 vite në ato kushte apo nëpër ara dhe livadhe dhe që atëherë të prezantosh apo të jetësosh shtetësinë e Kosovës është një vepër shumë e madhe nga të gjithë akterët e asaj kohe.

Bile shumë herë sportistët e kësaj kohe barazohen me ata që kanë vazhduar garat në sistemin e Serbisë, ku kemi raste që edhe marrin mirënjohje gjoja për ‘kontribut në sport’.

Shpresoj dhe besoj që në të ardhmen kjo periudhë e ndritshme e sportit - futbollit dhe akterët e saj ta kenë një tretman meritor nga organet gjegjëse të shtetit”, ka komentuar Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat